
Deputetët nisin të mblidhen për të njëmbëdhjetën herë për konstituimin e Kuvendit
05 maj 2025
| 10:06
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të hyjnë në seancë për përpjekjen e njëmbëdhjetë për ta konstituar përbërjen e re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të shkurtit.
Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.