Deputetët nuk paraqiten me kohë në sallë, Konjufca: Ata që paguhen prej taksave të marrin pjesë në seancë

22 korrik 2021 | 16:05

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ironizuar sërish me deputetët për shkak të qëndrimit të tyre jashtë sallës plenare.

Vonesa në fillimin e seancës, pas përfundimit të pauzës ka bërë që kryeparlamentari të ftojë të zgjedhurit e popullit të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, duke thënë se “paguhen prej taksave të qytetarëve”.

Ndërkohë, mirënjohje u ka dhënë deputetëve që ishin të pranishëm në sallë, duke thënë se është lajm i keq kur të përgjegjshmit janë pakicë.

“Të gjithë deputetët që paguhen prej taksave të qytetarëve të Republikës së Kosovës ftohen të marrin pjesë në seancën plenare. Një mirënjohje e veçantë për ju që jeni të përgjegjshëm. Lajm i keq është kur të përgjegjshmit janë pakicë”, ka thënë ai, shkruan “Kp”.

Sipas tij, ky veprim nuk është sjellje e mirë, pasi ka mërgimtarë që kanë bërë mijëra kilometra për të përcjellë seancën në Kuvend.

“Nuk është sjellje e mirë kjo. Deputetët që janë këtu nuk janë në sallë, kurse mërgimtarët kanë bërë me mijëra kilometra për me ardhur në Kuvendin e Kosovës me na përcjellë”, është shprehur Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse është shumë i vogël, miu ka bërë një sherr…