Deputetët nuk votojnë që rezoluta e Osmanit për Rakiqin të jetë pjesë e rendit të ditës

09 korrik 2020 | 14:29

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar rezolutën e propozuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani  në lidhje me deklaratën e zëvendëskryeministrit Goran Rakiq

Pas propozimit të kryeparlamentares, deputetët e Kuvendit nuk kanë votuar pro që kjo rezolutë të hyjë në rend të ditës.

Derisa në sallë ishin 79 deputetë, pro kanë votuar vetëm 55 prej tyre.

“55 vota për dhe 1 abstenim, nuk hyn në rënd të ditës.  Në sallë ishin 79”, ka thënë Osmani.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka propozuar sot një rezolutë në Kuvend pas deklaratës së Listës Serbe për situatën në veri, si dhe konferencën ku zëvendëskryeministri Goran Rakiq njofton për vendosjen e karantinës në veri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Betis ka konfirmuar Manuel Pellegrinin si trajnerin e ri…