Deputetët votojnë planin e rritjes së BE-së, Kosova do të përfitojë 882 milionë euro

13 shkurt 2026 | 16:24

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në seancë të jashtëzakonshme plenare marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje.

Marrëveshja është miratuar me 104 vota “për”, asnjë kundër dhe 5 abstenime.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se marrëveshja njihet si instrumenti për reforma dhe rritje, që është pjesë e Planit të Rritjes së BE-së, duke theksuar se Kosova pritet të përfitojë 882.6 milionë euro, që sipas tij paraqet alokimin më të lartë në raport me bruto produktin vendor krahasuar me shtetet tjera.

Ndërsa kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Hykmete Bajrami, ka thënë se komisioni e ka shqyrtuar marrëveshjen dhe në mënyrë unanime e ka miratuar këtë marrëveshje. Sipas deklarimeve, marrëveshjet ndërkombëtare pritet të mbështeten dhe votohen nga të gjitha grupet parlamentare, përveç Lista Serbe, e cila nuk u deklarua lidhur me këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha sot gjatë…