
Deputetët votojnë që zjarrfikësve t’u jepen 100 euro shtesë për rrezikshmëri
30 korrik 2020
| 21:04
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën janë votuar një nga një amendamentet për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, deputetët kanë miratuar edhe amendamentin e propozuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për pagesën prej 100 eurove për rrezikshmërinë e zjarrfikësve. Gjithashtu, është miratuar edhe një amendament për ndërtimin e disa shtëpive në veri.