Deputetëve u përgjysmohet paga për tre muaj

02 prill 2020 | 11:13

Paga e deputetëve të Shqipërisë do të përgjysmohet për një periudhë tremujore. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Byrosë së Kuvendit. “Byroja vendosi që, në kuadrin e masave për ta lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, krijuar nga koronavirusi COVID 19, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekur nga masat ndaluese të koronavirusit, paga e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë  të përgjysmohet për një periudhë tremujore”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u është drejtuar me një letër drejtuesve të tridhjetë  institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, që ta marrin të njëjtën nismë, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore si kontribut për lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa fotografi kanë krijuar skandal të madh në Shtetet e…