Deputeti austriak: Të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Kosovën

11 nëntor 10:40

Deputeti austriak, Helmut Brandstatter, ka thënë se të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian (BE) duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Veç tyre, ai tha se Kosovën duhet ta njohë edhe Serbia.

Këto komente, ai i bëri pas një takimi që zhvilloi me deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj, në Parlamentin Austriak.

“Sot takova Enver Hoxhajn në Parlamentin Austriak. U pajtuam se të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Republikën e Kosovës”, ka shkruar në “Twitter”.

Tutje, ai tha se në Ballkan aktualisht nuk ka luftë, mirëpo “na duhet paqja e përhershme”.

“Tani kemi mungesë lufte, por na duhet paqja e përhershme në rajonin e Ballkanit i cili është pjesë e rëndësishme e Evropës”, ka theksuar deputeti austriak, Helmut Brandstatter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, do…