Deputeti Batusha: E pakuptimtë zhagitja e punimeve në rrugën Gjakovë-Dollc

21 qershor 2023 | 13:06

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizës Vetëvendosje, Agon Batusha ka reaguar rreth zhagitjes së punimeve në rrugën Gjakovë –Dollc. Batusha i ka bërë thirrje Ministrisë së linjës që të merr masa të menjëhershme sipas ligjeve në fuqi dhe kompetencave që ka që të shtohet intensiteti i punimeve në këtë segment.

“Ri përsërisim thirrjen për Ministrinë dhe mbi gjitha për kompaninë përgjegjëse që të intensifikoj punimet sepse nuk ka as arsye buxhetore dhe as arsye tjera të natyrës publike që mund të përdoren si arsyetim për zhagitjen e punimeve”, ka shkruar ndër tjera në reagimin e tij deputeti Batusha.

Reagimi i plotë i deputetit Agon Batusha:

Mbetet e pakuptimtë intensiteti i punimeve në rrugën Gjakovë – Dollc, përkatësisht segmenti nga Vraniqi deri në Meqë.

Ri përsërisim thirrjen për Ministrinë dhe mbi gjitha për kompaninë përgjegjëse që të intensifikoj punimet sepse nuk ka as arsye buxhetore dhe as arsye tjera të natyrës publike që mund të përdoren si arsyetim për zhagitjen e punimeve.

Me mijëra qytetarë e kalojnë çdo ditë ferrin e gropave, të pluhurit dhe kaosit të shkaktuar në këtë segment nga punimet. Pse, pse me kaq pak intensitet? Pse kaq pak punëtor dhe mjete të punës? Pse duhet të vuajnë qytetarë për papërgjegjshmërinë e kompanisë?!

Urgjentisht duhet të shtohet intensiteti i punimeve në segmentin Bec-Vraniq-Cermjan-Meqë-Rakovinë. Ministria të marrë masat e menjëhershme sipas ligjeve në fuqi dhe kompetencave që ka.

E sa më parë dhe në bazë të planifikimit të fundit, të bëhet përfundimi në kohë i rrugës Gjakovë – Dollc. Papërgjegjshmëria e paraardhësve tanë duhet të sillet para drejtësisë ligjore dhe assesi të jetë pengesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ferrari u klasifikua në vendet 4-5 në garën…