Deputeti Behrami numëron mbi 50 shkelje të Gjykatës Speciale

23 mars 2026 | 11:28

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami,  i ka reaguar përsëri ambasadorit gjerman, Ranier Rudolph lidhur me Gjykatën Speciale ku janë duke pritur vendimin përfundimtar Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Behrami në “Facebook” ia ka numëruar ambasadorit gjerman mbi 50 shkelje që i ka bërë Specialja në raport me liderët e UÇK-së.

Postimi i plotë i Behramit:

I nderuar ambasador Rudolph dhe të gjithë ambasadorë të shteteve financuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës!

Në këto pesë vjet pse askush nga ju nuk keni reaguar për këto shkelje dhe përdorim të standardeve të dyfishta?

1. Publikimi i aktakuzës së pakonfirmuar

2. Cenim i prezumimit të pafajësisë

3. Trajtim jo i barabartë i palëve

4. Kufizime në të drejtat procedurale

5. Paraburgim që pothuajse 6 vjet

6. Vonesa në fillimin e gjykimit rreth 3 vjet

7. Zvarritjet e qëllimshme të procedurave gjyqësore

8. Dyshime për paanshmëri të gjyqtarëve

9. Perceptim për njëanshmëri ndaj UÇK-së

10. Fokus vetëm te një palë e luftës

11. Pranimi i provave nga Serbia

12. Dyshime për besueshmërinë e provave

13. Ndryshime në aktakuzë gjatë procesit

14. Vështirësi në përgatitjen e mbrojtjes

15. Shkurtim i afateve për avokatët

16. Pyetje sugjestive ndaj dëshmitarëve

17. Pyetje sugjestive nga trupi gjykues

18. Ndryshime në numrin e dëshmitarëve

19. Sasi shumë e madhe dokumentesh

20. Vështirësi në organizimin e mbrojtjes

21. Mungesë përgjigjeje ndaj kërkesave të të akuzuarve

22. Mungesë transparence

23. Mungesë mbikëqyrjeje institucionale

24. Vonesa në publikimin e materialeve

25. Kufizim i qasjes së publikut në seanca

26. Qasje e kufizuar për publikun

27. Vështirësi në komunikim publik

28. Probleme me përkthimin

29. Kontakt i kufizuar me familjen

30. Kushte të paraburgimit

31. Ngarkesë e madhe burokratike

32. Përndjekje politike

33. Kriminalizim i luftës së UÇK-së

34. Tendencat për rishkrim të historisë

35. Kritikë për zhvendosje të fajit te UÇK

36. Mos dëgjimi i protestuesve

37. Mos dëgjimi i peticionit të qytetarëve

38. Protesta qytetare kundër gjykatës

39. Mungesë legjitimiteti (mosbesim publik)

40. Perceptim i gjerë për padrejtësi në opinion publik

41. Funksionim jashtë Kosovës

42. Personel ndërkombëtar (pa shtetas të Kosovës)

43. Varësi nga financimi ndërkombëtar

44. Ndërrim i prokurorëve gjatë rastit

45. Dyshime për standarde jo të njëjta me Kosovën

46. Kritikë për trajtim jo proporcional

47. Kritikë nga Avokati i Popullit për shkelje të të drejtave

48. Mosraportimi në Kuvendin e Kosovës

49. Mos vendosja e simboleve shtetërore të Kosovës në Sallën e gjyqit

50. Influencimi i nxënësve dhe studentëve nga Prokuroria e Gjykatës Speciale

51. etj.

52. etj.

53. etj.

54. etj.

55. etj.

56. etj.

Këto janë vetëm 10% e shkeljeve që ka bërë kjo gjykatë gjatë gjithë hetimeve dhe procesit gjyqësor.

Tash ju po prisni që populli i Kosovës e pranon një verdikt dënues për krerët e UÇK-së me gjithë këto shkelje, me gjithë këto padrejtësi?!

NIE!

NEVER!

KURRË!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, po dominon garën për…