
Deputeti Berisha denoncon në polici një anëtar të partisë së Elbert Krasniqit
Veton Berisha, deputeti i Kosovës, përmes një postimi ka thënë se gjatë ditës së djeshme ai është sulmuar, kanosur dhe ofenduar Fazli Stollaj, i cili është anëtar i anëtar i kryesisë së IRDK-së parti kjo e drejtuar nga Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal.
Berisha, ka shkruar edhe se kjo ka ndodhur në objektin e Qeverisë së Kosovës pas fjalimit të tij drejtuar në takimin e organizuar nga zyra e kryeministrit për çështje të komuniteteve me rastin e shënimit të “24 Qershorit” ditës memoriale të komunitetit Egjiptian.
Ai ka njoftuar edhe se e ka denoncuar Stollajn në Policinë e Kosovës.
Postimi:
Dje jam SULMUAR, jam KANOSUR dhe jam OFENDUAR nga FAZLI STOLLAJ anëtar i kryesisë së IRDK-së parti kjo e drejtuar nga ministri Elbert Krasniqi! ⛔️
Kjo ka ndodhur dje në objektin e Qeverisë së Kosovës pas fjalimit tim drejturar në takimin e organizuar nga zyra e kryeministrit për qështje të komuniteteve me rastin e shënimit të “24 Qershorit” ditës memoriale të komunitetit Egjiptian!
Si duket fjalmi im i sinqert ishte i padurueshëm për z.Stollaj dhe plotë të tjerë aty!
E gjithë ngjarja ka ndodhur me przencën e pjesëmarrësve të takimit!
Sigurisht pas pritjes për një kërkimfalje sot kam vendosur rastin të ja besoj drejtësisë duke e denoncuar z. Stollaj në POLICINË e Kosovës!
Ne vazhdojm me i përfaqësu egjiptianet ashtu siç na ka hije!
Ne e kemi guximin për të e thënë të vërtetetën! Shih videon e publikuar!
I tronditur nga ngjarja
Veton Berisha