Deputeti i AAK-së: E papranueshme mbyllja e tregut të kafshëve dhe automjeteve

12 shtator 2020 | 15:10

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka reaguar ndaj mbylljes së tregut të kafshëve, automjeteve dhe veglave në gjithë Kosovën.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Syla ka thënë se nga këto veprimtari mijëra familje në Kosovë sigurojnë ekzistencën.

“Sot është ditë e shtunë. Në Pejë është ditë pazari. Por, tregu i automjeteve dhe veglave të punës në Raushiq është i mbyllur.  Njëjtë qëndron çështja edhe me tregun e kafshëve në Llabjan. Nga këto tregje dhe të ngjashme me këto, si në Pejë por edhe në tërë Kosovën, sigurojnë kafshatën e bukës mijëra familje”, ka shkruar Syla.

Ai ka theksuar se është e papranueshme, që edhe pse janë në ambient të hapur, këto tregje të mbeten të mbyllura në gjendjen e skamjes, të krijuar nga masat kundër pandemisë.

“Shfrytëzimi i këtyre tregjeve me rregullat e ekspertëve mjekësor, është më se i mundshëm. Organet kompetente, duhet të heqin ndalesën dhe këto tregje të hapen sa më shpejt”, ka shkruar deputeti i AAK-së.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Navid Afkari, një mundës iranian, i dënuar për vrasje, është…