
Deputeti i AAK-së: Festa e Bajramit duhet të falet aty ku e ka vendin, në xhami
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka thënë se plani i hapjes duhet të ndryshojë dhe duhet të përfshijë edhe hapjen e objekteve fetare sa më parë.
Ai ka thënë se namazi i Fitër Bajramit duhet të falët në xhami, por duke pasur kujdes për shkak të pandemisë Covid-19.
“Festa e Bajramit duhet të falet aty ku e ka vendin: në objekte fetare me kujdes e rregulla për shkak të pandemisë. Në këtë kuptim, edhe Kishat Katolike mund të shfrytëzohen. Vëllëzërit tonë katolik nuk kanë as edhe një problem me këtë. Në Kosovë është dëshmuar historikisht se ka harmoni fetare. Është koha ta dëshmojmë edhe tash, pavarësisht standardeve të dyfishta të qeverisë në ikje”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)