Deputeti i AAK-së kërkon që të rishikohen masat anti-Covid

19 nëntor 2020 | 11:21

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka thënë se institucionet e vendit urgjentisht duhet t’i ndryshojnë masat anti-Covid, sepse, sipas tij, nuk vetëdijesohen qytetarët me kamxhik e me dënime.

“Kur institucionet e Kosovës brenda orësh morën vendime anti-Covid-19, qytetarët e Kosovës sidoqoftë e respektuan këtë vendim. Kur vjen puna te dënimet e qytetarëve, po shohim se po këto institucione i kanë nxit policët e sidomos policët e rinj të dënojnë pa fol dy herë. Dënimin ish dashur me e parapri vërejtja. Nuk vetëdijesohen qytetarët me kamxhik e me dënime, por me masa tjera ndryshe, njëjtë si në vendet e BE-së. Duke e marrë parasysh papunësinë e varfërinë e skajshme në vend, urgjentisht duhet të ndryshohen këto masa”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Ai ka thënë se nëse vazhdon kështu, Ministria e Shëndetësisë e ajo e Brendshme do të shndërrohen në Ministrinë e Plaçkës, dhe sipas tij, koronavirusi do të lulëzojë ndërsa qytetarë do të varfërohen edhe më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja hollivudiane, Meg Ryan, ishte dikur një ndër fytyrat më…