Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli infektohet me koronavirus

03 korrik 2020 | 23:06

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka konfirmuar se është infektuar me Covid-19.

Avdyli ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe është vetëizoluar sipas rekomandimeve që ka marrë nga mjekët.

“Meqënëse interesimi i miqëve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur Kovid pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetëizoluar sipas rekomandimeve”, ka konfirmuar Avdyli.

Meqënëse interesimi i miqëve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitv. Lajmi është i…

Publiée par Haxhi Avdyli sur Vendredi 3 juillet 2020

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analistët, trajnerët dhe basketbollistët po e përkrahin themelimin e Ligës…