Deputeti i LV-së: Ka mundësi të madhe për koalicion me Nismën

27 maj 2025 | 08:11

Deputeti Arbër Rexhaj nuk i ka mohuar mundësitë për një koalicion mes Vetvendosje dhe Nismës Socialedemokrate.

Rexhaj në Politiko deklaroi se deri më tani ka pasur komunikime mes tyre, por jo aq sa për të arritur një marrvëshje konkrete.

Mes tjerash, ai tha se është e padrejtë që nga një parti me tre deputetë të kërkohen poste me rëndësi të madhe politike.

“Marrëveshjet finalizohen me nënshkrime të dy palëve. Ka pasur biseda e komunikime por jo marrvëshje. Ka hapsirë dhe ka mundësi të madhe realisht të kemi koalicion mes VV dhe Nisma-s. Kjo marrëveshje bëhet mes dy liderëve dhe për mua nuk ka rëndësi se ku e sheh Limën, por që të jetë marrëveshje në frymën e bashkëpunimit e cila shkon drejtë zgjedhjes së qeverisë“, deklaroi ai.

E mbrëmë, kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se ka pasur dakordim gojor me Albin Kurtin për postin e kryeparlamentarit.

Por, ai tha se marrëveshje të shkruar nuk ka pasur.

Në “Pressing” të T7, Limaj tha se kishte mbetur që secili të flas me partinë e tij.

“Ne nuk kemi pasur marrëveshje me shkrim, as s’kemi me pas. Ka pasur një dakordim gojor. Çfarë ka ndodhur është se u pa që VV nuk e ka shumicën parlamentare, dhe kjo u pa. Në fakt ne kemi votu komisionin sepse kam qenë i bindur, ne e kemi bërë nga bindja, jo pse kemi pasur marrëvshje”, ka deklaruar ai.

“Nuk jam befasuar, është e drejtë e tyre. Që të jem i qartë”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Donald Trump kërkoi që Apple të zhvendosë prodhimin e…