Deputeti i LV-së: Nuk kemi plan ta ndryshojmë kandidaten për kryetare të Kuvendit të Kosovës

23 prill 2025 | 08:57

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka konfirmuar sot se partia e tij nuk ka në plan të ndryshojë kandidaten për postin e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, pavarësisht dy dështimeve të mëparshme për zgjedhjen e saj.

“Jo, jo nuk e ndryshojmë kandidaten. Mbetet Albulena Haxhiu përsëri,” u shpreh shkurt Bajqinovci për FrontOnline, duke e bërë të qartë qëndrimin e Vetëvendosjes për të vazhduar me kandidaturën e Haxhiut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë persona janë vrarë pasi një dron rus goditi një…