Deputeti i PD-së thotë se Rama pësoi parainfrakt, është në spital

17 mars 2019 | 20:31

Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Klevis Balliu, në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka shkruar se kryeministri shqiptar, Edi Rama, është hospitalizuar për një parainfrakt.

“Rama përfundon në spital pas 16 marsit. Mësova nga disa burime se Kryeministri Rama është shtruar në një spital privat, pasi ka pësuar një parainfarkt. Gjendja e tij shëndetësore reflekton qartazi gjendjen e rënduar politike. Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjetër revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij”, ka thënë më tej ai.

“Duke i uruar shërim të shpejtë, i kërkoj që të japë dorëheqjen për të mirën e tij. Pasi politikisht tani dihet që gjendja është e papërballueshme,  por qartazi edhe fizikisht nuk e përballon dot. Ndaj i kërkoj Kryeministrit t’i hapë rrugën qytetarëve me zgjidhje politike, që Shqipëria të kthehet në normalitetin politik dhe ekonomik te saj. Më shpejt se sa vonë Edvin, mendo për vete dhe qytetarët”, ka përfunduar Balliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayerni bëri atë që di të bëjë gjithmonë, sa herë…