Deputeti i PDK-së: Keqpërdorimi është aq masiv, saqë ky nuk është as tren bullgar (video)

11 nëntor 2025 | 11:17

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar sërish në “Facebook” për dyshim të manipulimit të votave në Mitrovicë.

Ai ka postuar një video ku thotë se keqpërdorimi është aq masiv, saqë ky nuk është as tren bullgar.

“Ky është inxhiniering shtetëror i Albin Kurtit. Aq shumë fletë pa vulë, me numra të çrregullt serikë, saqë këtu nuk bëhet fjalë për një grusht fletëvotimesh. Këtu bëhet fjalë për dengje fletëvotimesh që kanë qenë në duart e njerëzve të VV-së përpara se të fillonte procesi zgjedhor”, ka shkruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Do të bëhet apo nuk do të bëhet? Kjo është…