Deputeti i PDK-së, Kurtit: Lëri nipat për dasma

11 qershor 2021 | 12:20

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë që t’i lërë nipat për dasma, e mos t’i vendos nëpër institucionet e vendit.

Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kundërshtuar që të futet në rend të ditës ratifikimi i anëtarëve të KShC-së.

“E kundërshtojmë që sot të vendoset në rend të ditës një çështje të tillë, kjo çështje duhet të kthehet në pikën zero. Mendojmë që duhet të ndalet kjo qasje ad-hoc”, ka thënë ai.

Më tutje, Tahiri i tha Kurtit që nëpër institucionet e Kosovës t’i vendosin profesionistët dhe jo nipat.

“Ia përkujtojmë kryeministrit, që në mesin e këtyre njerëzve është edhe njëri nga nipat e juve, dhe është mirë që nipat me i lënë për dasma dhe ndeja familjare, e jo me i pru nëpër institucione të rëndësishme, sepse në fund të fundit këtë e keni propozuar edhe mbi këtë bazë keni arritur me i bind njerëzit që nipat janë institucione dhe i keni fituar zgjedhjet. Mos i bëni gabimet e njëjtë, lej nipat për dasma e ndeja familjare dhe bjeri profesionistët në institucionet”, ka thënë Tahiri.

Sot Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, e ku në rend dite është edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti brazilian, Elton Cale, është transferi më i ri i…