
Deputeti i PDK-së: Nëse LV-ja i ka votat, atëherë pse po e mban të bllokuar vendin
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka komentuar zhvillimet politike në vend.
Ai ka shkruar në “Facebook” se në asnjë vend demokratik, deputetët nuk votojnë me imponim.
“Vetëm në regjime autoritare votimet ndodhin nën diktat. Nëse partia e parë ka nevojë për votat e partive ish-opozitare, ato sigurohen përmes marrëveshjes, jo përmes imponimit. Nëse partia e parë pretendon se i ka votat për të formuar qeverinë, atëherë pyetja është: pse po e mban të bllokuar vendin? Kjo është një sjellje e papërgjegjshme, me pasoja për shtetin. Për interesa të ngushta partiake, Vetëvendosja po e mban peng vendin, po vonon institucionet dhe po e thellon krizën. Prandaj, është detyrë qytetare dhe politike të kërkojmë llogari nga Vetëvendosja, e cila prej tre muajsh nuk ka ndërmarrë asnjë hap serioz për zgjidhjen e ngërçit institucional”, ka thënë Krasniqi.