
Deputeti i Vetëvendosjes: ‘Zajdenica’ nuk kalon
30 janar 2023
| 12:43
Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Cholet dhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë thënë se është koha për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Chollet dhe Escobari ka thënë se asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë serbe, i cili do të bashkërendiste çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban e rural si dhe zhvillimi ekonomik.
Pas kësaj ka ardhur reagimi nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.
Ai ka thënë se “Zajdenica” nuk kalon. “Nuk e di çka Vuqiqi e Brnabiqi i kanë premtuar Cholletit dhe Escobarit, por: Zajednica nuk kalon!”, ka shkruar Arbashi në “Facebook”.