Deputeti Krasniqi: Sot fitoi demokracia, tash është e qartë kush janë bllokuesit

08 gusht 2025 | 13:29

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese është bërë zyrtarisht e qartë kush janë bllokuesit që, për teke personale, e mbajtën peng shtetin për muaj të tërë.

“Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për institucione funksionale, që punojnë për mirëqenien e tyre, e jo për interesa të ngushta apo lojëra politike. Pa bashkëpunim, konsensus dhe kompromis, nuk mund të ecim përpara si shtet. Prandaj, është koha që partia e parë të reflektojë dhe të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga vlerat më të rrënjosura në traditën shqiptare, besa,…