Deputeti Kurti takon emisaren britanike, bisedojnë për Procesin e Berlinit

15 korrik 2025 | 13:28

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, ka takuar emisaren britanike për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.

Kurti ka bërë me dije se kanë diskutuar për sigurinë, mbrojtje e diplomaci.

Veç kësaj, sipas Kurtit në takim është folur edhe për Procesin e Berlinit.

“Takimi me të dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, ishte mundësi e mirë për të thelluar diskutimet mbi zgjerimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona. Siguria dhe mbrojtja, diplomacia dhe industria kreative ishin pjesë e temave të bisedës, gjersa trajtuam edhe pritshmëritë mbi samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit që do zhvillohet në Londër në tetorin e këtij viti. Mbretëria e Bashkuar mbetet një ndër aleatët më të fuqishëm të Republikës së Kosovës, për çka dhe shpreha mirënjohjen ndaj emisares Pierce për partneritetin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, krejt papritur ka lartësuar dhe…