Deputeti Lushtaku takohet me djalin e Thaçit dhe Veselit

17 dhjetor 2020 | 16:23

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, është takuar me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin dhe djalin e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Klestorin.

Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se është krenari që të jesh pasardhës i çlirimtarëve.

“Është përgjegjësi e madhe të jesh pasardhës i themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ndihemi krenarë që jemi pasardhës të ÇLIRIMTARËVE!”, ka shkruar Lushtaku.

Kujtojmë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli duke u ballafaquar me drejtësinë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për…