
Deputeti Reçica i dhuron profesorit japonez librin “Mashtrimi i madh” të autorit Bardhyl Mahmuti
23 korrik 2025
| 13:02
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, po vazhdon të njoftojë diplomatët e huaj dhe politikanët ndërkombëtarë për gjenocidin që ka bërë Serbia në Kosovë.
Reçica kësaj herë ka takuar profesorin e shkencave politike në Universitetin Kobe të Japonisë, Tosh Minohara, të cilit ia ka dhuruar librin “Mashtrimi i madh”, të autorit Bardhyl Mahmuti, të përkthyer në gjuhën angleze, ku shkruhet me fakte e dokumente për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
Ky libër ka 600 faqe dhe është i sistemuar në dy pjesë, përkatësisht në tërësi ka dhjetë kapituj.
Libri libër “Mashtrimi i madh” është promovuar në Kosovë dhe në shumë shtete të botës. Pos në gjuhën shqipe ky libër është përkthyer edhe në gjuhën angleze dhe frënge.