Deputeti Rrahmani kundër që Dokufest të mbështetët nga paraja publike, ministri Çeku: Kjo është ngjarja më me madhe e filmit në vend

07 gusht 2023 | 00:33

Deputeti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani, ka kundërshtuar financimin nga taksat e qytetarëve për disa aktivitete si DokuFest, Anibar, Parada e Krenarisë.

Ai ka thënë se financimi i këtyre aktiviteteve nga pushteti lokal dhe ai qendror është e tmerrshme.

Rrahmani në një postim në Facebook, ka thënë se këto organizime promovohen antivlera.

“Është e tmerrshme dhe e papranueshme se si DokuFest, Anibar, Parada e Krenarisë dhe qindra aktivitete të mbështetën nga pushteti qendror dhe lokal me miliona euro nga paraja publike për të promovuar antivlera dhe degjenerim të shoqërisë tonë! Tashmë është qartë e kuptueshme se të gjitha këto organizime kanë vetëm një qëllim, atë të shkatërrimit të familjes, si shtylla kryesore e shoqërisë dhe identitetit tonë. Arti dhe kultura që duan shkatërrimin e shoqërisë nuk janë art e as kulturë, e aq më shumë kur kjo financohet nga parat tona si taksapagues të këtij vendi. Asnjëherë ne nuk do të lejojmë që këto degjenerime të ndryshojnë vlerat e larta që vendi ynë frymëzon me shekuj e shekuj”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku në ditë e hapjes së Dokufestit tha se kjo është ngjarja më me madhe e filmit në vend, se këtë vit ka qenë mbështetja më madhe institucionale që i është bërë këtij festivali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë reagime ka ngjallur hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit…