Deputeti Selmanaj për herë të dytë rezulton negativ në testin për Covid-19

11 korrik 2020 | 16:14

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë për Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar vet Selmanaj nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

“Duke mos qen i sigurt nëse këto simptome kanë të bëjnë me Covid-19 u detyrova ta bëjë prapë testin me datën 9 korrik! Edhe këtë herë rezultova negativ!”, ka shkruar Selmanaj në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Miq të nderuar!
Me 2 korrik si grup parlamentar dolëm të gjithë negativ!
Ndërkohë para 4-5 ditëve kisha dhimbje te vogla të fytit por edhe dhimbje koke!

Duke mos qen i sigurt nëse këto simptome kanë të bëjnë me Covid-19 u detyrova ta bëjë prapë testin me datën 9 korrik!
Edhe këtë herë rezultova negativ!
Qytetarë të nderuar ju ftoj ta shtoni kujdesin që ta mundim këtë pandemi!
RS

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parma ka konfirmuar se një pjesëtar i stafit të skuadrës…