Deputeti Shala falënderon qytetarët për mbështetjen: Si PDK është koha të punojmë fort (video)

09 janar 2026 | 16:18

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka falënderuar qytetarët për besimin që ia kanë dhënë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Besimi juaj më jep edhe më shumë forcë që të angazhohem për një shtet të zhvilluar, për të drejta të barabarta, për një ekonomi që prodhon, arsim që edukon e punëson, energji që na siguron. Mbi të gjitha, një shtet që, duke nderuar sakrificën për liri, ndërton të ardhmen”, ka shkruar Shala në “Facbeook”.

Më tutje, Shala, ka thënë se viti 2026 do të jetë sfidues për Kosovën.

“Na duhet ballafaqimi e jo shmangia. Ky do të jetë një vit sfidues për Kosovën. Prandaj, si PDK duhet të bashkohemi sinqerisht për Kosovën, për liderët historikë të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, me besim të fortë i presim të na bashkohen në atdhe”, ka shkruar Shala.

Postimi i plotë:

Jam tejet falënderues për secilin prej jush që keni besuar në mua që edhe për katër vjet të jem pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Për mbi 30 vjet angazhim politik e institucional, që nga ilegaliteti, lufta për liri, arsimi e shtetndërtimi, nuk kam kursyer asgjë nga dija, guximi dhe vullneti për ta parë Kosovën një shtet të fortë, demokratik e të zhvilluar.

Besimi juaj më jep edhe më shumë forcë që të angazhohem për një shtet të zhvilluar, për të drejta të barabarta, për një ekonomi që prodhon, arsim që edukon e punëson, energji që na siguron.

Mbi të gjitha, një shtet që, duke nderuar sakrificën për liri, ndërton të ardhmen.

Kosova po kalon në momente jo të lehta: një ekonomi të lënduar, me çmime që rriten çdo ditë, të rinj që ikin nga vendi, energji në kolaps, shëndetësi në stagnim, arsim të harruar dhe drejtësi të sulmuar.

Në këto zgjedhje, ky nuk ishte rezultati që Partia Demokratike e Kosovës ka synuar e dëshiruar. Gjithsesi, falënderoj strukturat e partisë, nga nëndegët e deri në qendër, secilin aktivist të palodhur për punën e bërë.

Falënderoj kryetarin Bedri Hamza për frymën e bashkëpunimit dhe vizionin real e të duhur që ofroi për Kosovën.

Si PDK, është koha të punojmë fort, edhe me veten.

Na duhet një platformë e qartë dhe aktive, që adreson dhe mbështet kauzat e drejta për vendin dhe për qytetarët. Na duhet një platformë e re e organizimit politik, strukturor në degë, nëndegë e qendër.

Na duhet ballafaqimi e jo shmangia.

Ky do të jetë një vit sfidues për Kosovën.

Prandaj, si PDK duhet të bashkohemi sinqerisht për Kosovën, për liderët historikë të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, me besim të fortë i presim të na bashkohen në atdhe.

Na priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika Sërpska, entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, e ka…