Deputeti shqiptar në Zvicër: Ndarja e 100 eurove nga qeveria teknike është korrupsion

07 tetor 2025 | 13:41

Deputeti shqiptar në parlamentin zviceran të Bernës, Korab Rashiti, ka reaguar pasi qeveria në detyrë ndau 100 euro për studentët, vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rashiti e ka quajtur këtë vendim si korrupsion dhe klientelizëm institucional.

Sipas tij, ky “manovrim” është edhe ilegal.

“Jo vetëm që ky manovrim është korrupsion dhe klientelizëm institucional, por sipas mendimit tim është edhe i paligjshëm për një qeveri teknike”, ka shkruar Rashiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli ka shënuar përvjetorin e dytë të sulmit të 7…