Deputeti Syla përkujton dëshmorët: Liria erdhi falë sakrificës së tyre

20 maj 2020 | 15:07

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka përkujtuar dëshmorët të cilët kanë rënë 22-vjet më parë në luftën frontale kundër forcave serbe.

Me këtë rast, Syla ka thënë se liria e Kosovës ka ardhur falë gjakut të dëshmorëve të kombit.

“Liria erdhi fal sakrificës sublime të këtyre burrave që ranë dhe mijëra luftëtarëve që rezistuan me vendosmëri deri në ditën e fitores. Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Sylës:

Në 22-vjetorin e fillimit të luftës frontale kundër okupatorit në Grabanicë, Qeskovë, Dollovë, Bokshiq e Kpuz, nderuam të rënët e 21 dhe 22 majit 1999, Myrtë Zeneli, Faruk Elezi, Arben Krasniqi, Xhezair Syla dhe Qaush Fazlija.

Nderuam gjithashtu Dëshmorët e tjerë të rënë në periudha të ndryshme, para dhe gjatë Luftës Çlirimtare, Ali Rama, Qajup Uka, Qaush Morina, Osman Berisha, Ismet Morina, Gazmend Berisha, Arif Berisha; si dhe Martirët e Lirisë.

Po ashtu, përkujtuam bashkëluftëtarët që u ndanë nga ne pas çlirimit, Shaqir Krasniqi, Sadri Berisha, Arben Sejdiu, Shaban Hasani,Mujë Berisha, Osman Morina, Enver Thaçi, Tahir Zeqiri, Metë Morina dhe Sadri Bardheci.

Liria erdhi falë sakrificës sublime të këtyre burrave që ranë dhe mijëra luftëtarëve që rezistuan me vendosmëri deri në ditën e fitores.

Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

(L.G/Epoka e re)

Image may contain: 12 people, people standing, sky, tree and outdoorImage may contain: 4 people, tree, sky, grass, outdoor and natureImage may contain: 13 people, people standing, tree, sky, grass, outdoor and natureImage may contain: 13 people, people sitting and outdoorImage may contain: 11 people, people sitting and outdoorImage may contain: 1 person, standing, tree, sky, cloud, shoes and outdoorImage may contain: 1 person, outdoorImage may contain: 1 person, outdoor and nature

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e…