Deputeti Veton Berisha i bashkohet grupit multietnik në Kuvendin e Kosovës

04 prill 2026 | 11:07

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, njëherësh kryetar i komunitetit egjiptian në Kosovë, ka bërë të ditur se i është bashkuar grupit multietnik në Kuvend. Vendimi i tij shënon një zhvillim të ri në skenën politike parlamentare, duke reflektuar lëvizje dhe riorganizime brenda përfaqësimit të komuniteteve.

Berisha e ka konfirmuar vet këtë hap përmes një njoftimi publik, duke theksuar arsyet e këtij pozicionimi të ri politik. Kujtojmë se pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, ai së bashku me deputetët Duda Balje dhe Adem Hoxha kishin kundërshtuar Albin Kurtin, duke mos e votuar për kryeministër.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të deputetit Berisha.

Nga dje kam vendosur të jam pjesë e GRUPIT Parlamendtar MULTIETNIK !

Me qëllim të arritjes së obligimeve të mija politike dhe rezultateve në të mirë për komunitetin Egjiptian dhe Kosovës në përgjithësi aktivitetin tim politik do e zhvilloj në kuadër të Grupit Multietnik!

Faleminderoj anëtarët e këtij grupi për mirëpritjen  e tyre, shefin e grupit z. Artan Asllani , nënkryetarën e kuvendit znj Emilija Redžepi , deputetët z. Fridon Lala , z. Erxhan Galushi , z. Bahrim Šabani , z. Ergül Mazrek , znj. Fatma Thaçi  dhe Lazar Radulovic !

Na prift e mbara

Ecim tutje…!

I juaji

Veton Berisha

Kryetar i PLE-së

Deputet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korab Bajgora, i arrestuar të premten për kërcënimet ndaj familjes…