
Deputeti Zyba: Në qeverisjen e VV-së Kosova ndërton ura që lidhin jugun me veriun
Deputeti i VV-së, Salih Zyba, ka theksuar se në qeverisjen PDK-LDK, Lista Serbe ndërtonte mur të madh ndarës në veri e këta “ankoheshin”.
“Në qeverisjen e VV-së, Kosova ndërton ura që lidhin jugun me veriun, e Lista Serbe ankohet duke bërë peticione”, ka shkruar Zyba në “Facebook”.
Më 1 korrik, Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi gurë themelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, i cilin ndan Mitrovicën në pjesën jugore të banuar me shqiptarë dhe në pjesën veriore të banuar me serbë.
Njëra urë parashihet të jetë për këmbësorë dhe tjera për automjete.
Autoritetet kosovare thanë se projekti, me një vlerë prej rreth 3 milionë eurosh, ka për qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet banorëve nga të dyja anët e lumit.