
Deputetit Kastrati i ndodh një rast i pazakontë
Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati.
Ai përmes llogarisë e vet në “Facebook” ka treguar se si një “mysafir i paftuar” ka shkuar tek shtëpia e tij dhe ka thyer një frigorifer plazhi i cili ka material plastike.
“Sot, afërsisht rreth orës 5:20 në mëngjes erdhi një mysafir i paftuar dhe e theu këtë frigorifer plazhi (në foto) para hyrjes së shtëpisë. Krisma ishte goxha e madhe dhe interesante. Po supozoj për shkak të materialit të plastikës dhe qetësisë së natës”, ka shkruar ai.
Ai nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që ky veprim të jetë edhe provokim ndaj tij teksa ka thënë se ka lajmëruar policinë.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:
Miq, një ngjarje e pazakontë në shtëpinë tonë.
Sot, afërsisht rreth orës 5.20 në mëngjes erdhi një mysafir i paftuar dhe e theu këtë frigorifer plazhi ( në foto) para hyrjes së shtëpisë. Krisma ishte kogja e madhe dhe interesante. Po supozoj për shkak të materialit të plastikës dhe qetësisë së natës.
Nëse ka qenë hajn i them mos të na vizitoj prapë se dëshpërohet.
Nëse është provokim (i çfarëdo lloj natyre) i them atij shqiptari që mos të bëhet i lig me i shqetësu fëmijët e mi. Nëse dikush ka problem me mua e ftoj të takohemi kudo në qytet. Unë lëviz lirshëm çdo ditë.
Nëse vendos me na vizitu prapë e ftoj le ta mbush frigoriferin me pije e pastaj unë me familjen time të gjerë i rezervojna një pritje të ngrohtë.
Rastin e hapa në polici.
Sido që të jete, kjo për mua mbetet një ngjarje shumë e pazakontë.