Deputetja Ariana Musliu Shoshi mbështet kandidaturën e Rrahim Tërnavës në Fushë Kosovë

04 tetor 2025 | 09:34

Deputetja Ariana Musliu Shoshi ka qëndruar në Fushë Kosovë, për t’i dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së, për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava. Musliu-Shoshi ka thënë se forca e gruas është shtylla e çdo ndryshimi të madh në shoqëri.

Mesazhi i Musliu Shoshit:

Forca e gruas është shtylla e çdo ndryshimi të madh në shoqëri. Ishte kënaqësi të jem pranë grave të Fushë Kosovës, në një takim të mbushur me energji, vizion dhe përkushtim për të ardhmen e qytetit të Fushë Kosovës.

Bashkëbisedimi i hapur dhe mbështetja e tyre e fuqishme për kryetarin Rrahim Tërnava dhe ekipin fitues të PDK-së janë dëshmi se ndryshimi i mirëfilltë ndërtohet me guxim  dhe besim.

#PDK191 #rrahimtërnava #fushekosove

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërije Nagavci ka bërë të…