Deputetja britanike e quan Daçiqin “Slloba i vogël”

29 nëntor 2022 | 11:11

Skandali me prezencën e ministrit të Jashtëm të Serbisë në një konferencës për viktimat e dhunës seksuale në Londër ka nxitur edhe reagimin e një deputeteje britanike.

Pas protestës së ashpër të ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, reagimi i britanikes, Alicia Kearns ka qenë edhe më i ashpër.

“Kjo është bërë keq dhe gabim” ka thënë ajo lidhur me ftesën e Daçiqit në këtë konferencë, duke e quajtur edhe si “Slloba i vogël”.

“Regjimi i Millosheviçit pa përdhunimin e 25,000+ grave muslimane me krime të industrializuara seksuale të luftës në kampet e përdhunimeve. ‘Slloba i vogël’, pseudonimi i Ivica Daçiqit, nuk ka kërkuar kurrë falje për krimet seksuale të luftës të regjimit për të cilin ishte propagandues” ka shkruar ajo në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 42-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qendër të…