
Deputetja e AAK-së: Nëse bëhet qeveria e ish-opozitës nuk e refuzojmë Nismën
19 qershor 2025
| 11:49
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se partia e Ramush Haradinajt do të bashkëpunonte me Nismën e Fatmir Limajt nëse do të bëhej një qeveri e ish-opozitës.
“Mandatar do të jenë ose lideri i PDK-së, ose i LDK-së , të cilët do të diskutojnë edhe normal që kanë të drejt të diskutojnë edhe me Nismën ne nuk e refuzojmë”, ka thënë ajo.
Më tutje, Kadrijaj ka thënë se janë për qeveri të ish-opozitës.
Derisa për moskonstiumin e Kuvendit, Kadrijaj ka thënë se si AAK-ja ka ofruar zgjidhje derisa fajin ua hodhi LV-së për bllokadë.