
Deputetja e LDK-së, Bulliqit: Thirre Albin Kurtin kur s’ke rrymë
Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka treguar sfidat me të cilat përballet një kryetar komune.
Bulliqi në edicionin festiv të Info Magazines në Klan Kosova tha se shkaku i angazhimeve të shumta ka pak kohë të merret me jetën private.
Ai theksoi se po i duhet që të merret edhe me detyra që nuk i takojnë fare atij.
“Punët e nivelit lokal janë shumë më të komplikuara dhe më të ngarkuara sesa pozicioni i deputetit. Për arsye se kërkesat e qytetarëve janë të përditshme dhe goxha sfiduese. Neve na mbetet shumë pak të merremi me jetën tonë private për shkak të angazhimeve”.
“Dhe çka është më e keqja disa punë që nuk varen nga ne prapë se prapë adresa e parë e qytetarëve është kryetari i komunës. Qoftë rryma qoftë uji edhe pse ne nuk i menaxhojmë. Më thërrasin në ora 22:30 dhe më thonë “Kemi mbetur pa rrymë kryetar”, thashë “Po kryetari nuk merret bre me KEDS”, jo e kanë këputur kabllon. Tash duhet me u marrë me e thirr KEDS-in”.
Në ndërkohë ndërhyn deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe i thotë:
“Thirre Albin Kurtin kur s’ke rrymë”.
Ndiqeni momentin interesant nga minuta 23:55.