Deputetja e LDK-së: I thash Osmanit merri deputetët tuaj e ejani në LDK, nuk e keni vendin në parti majtiste

17 dhjetor 2021 | 13:58

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Marigona Geci, ka lavdëruar fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të mbajtur të premten në Kuvend.

Ajo ka thënë se pas këtij takimi, i ka kërkuar Osmanit që deputetët e Listës Guxo t’i sjellë në grupin parlamentar të LDK-së.

“Sot, presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani pati një fjalim të mirë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.  Pas fjalimit ajo bashkë me deputetët e saj erdhi tek ulëset e Grupit Parlamentar të LDK-së për të bërë një foto me ne. Unë i thash znj.presidente merri deputetët tuaj e ejani këtu në LDK, se ju nuk e keni vendin atje te partitë e majta me orientime të skajshme majtiste.  Nga nënbuzqeshja u kuptua se deputetët e Listës Guxo dëshirën e kanë të kthehen në LDK”, ka shkruar Geci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Deputetja Marigona Geci është vajza e ish-deputetit Gani Geci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA e ka publikuar orarin e ndeshjeve për edicionin e…