Deputetja e LDK-së për LV-në: Analfabetë politikë, kërkuat të votohet nëpër banesa të militantëve

01 dhjetor 2025 | 13:20

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Jehona Lushaku-Sadriu e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje si parti të analfabetëve politikë.

Ky reagim vjen pas kërkesës së LV-së për të votuar në objekte private në diasporë, por që është hedhur poshtë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Paskan eskaluar mashtruesit e dëshmuar politikë mbrëmë me gjuhë fyese e linçuese ndaj LDK-së duke pretenduar se jemi kundër mërgatës. Këta analfabetë politikë, problemin kryesor e paskan, që mërgata duhet me votuar në ambasada!!! Këta duan me votuar në salla dasmash e banesa të militantëve. Vota është e shenjtë! Vota meriton mbrojtje shtetërore! Le ta themi qartë: problemi kryesor i këtyre mbetet vetë shteti; këta nuk e dojnë shtetin me rregulla, prandaj dëshirojnë t’i prishin rregullat për ta prishur vetë shtetin e Kosovës. Harrojeni! Shteti i Kosovës është i përjetshëm! Vota e mërgimtarëve është e shenjtë dhe meriton mbrojtjen shtetërore”, ka shkruar Lushaku-Sadriu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është bindshëm lojtari…