
Deputetja e LDK-së reagon pas implikimit të Kusari-Lilës në përgjime me Simiqin e Listës Serbe
10 korrik 2023
| 15:56
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të përgjimit të bisedës mes shefes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Kica-Xhelili, duke komentuar publikimin e përgjimit, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Kurti “me koordinim a pa koordinim?”.
Ajo është shprehur se pyetja e vërtetë pas publikimit të këtyre përgjimeve po del të jetë, me kënd po koordinohen.
“Nuk qenka më pyetja me a pa koordinim. Pyetja qenka me kënd”, ka shkruar Kica-Xhelili në “Facebook”.