Deputetja e LDK-së: Zgjedhjet janë zgjidhje, LDK-ja mbetet në këtë qëndrim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Serbeze Kabashi-Muçaj, për FrontOnline, ka deklaruar se nuk pret ndonjë rezultat konkret nga takimi që Presidentja Vjosa Osmani do të mbajë nesër me liderët e partive politike.
“Nuk pres diçka që do të ketë nga takimi i nesërm. Prap mendoj se zgjedhjet janë ato që bëjnë zgjedhje”, ka thënë Kabashi-Muçaj.
Ajo ka theksuar se LDK tashmë ka bërë propozimin për një koalicion gjithëpërfshirës, i cili, sipas saj, deri tani kishte mundur të ishte funksional, por që ishte refuzuar nga partitë tjera.
“LDK e kemi propozuar koalicionin gjithëpërfshirës dhe deri tani kishte mundur të ishte funksional’’, tha ajo.
Megjithatë, deputetja vlerëson se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve.
“Ta shohim si po shkon takimi i nesërm, të presim, del pastaj kryetari dhe na tregon, por prap mendoj se do të ketë zgjedhje”, ka deklaruar ajo.
Kabashi-Muçaj shtoi se çdo vendim i LDK-së do të merret në harmoni të plotë brenda partisë.
“Do të jetë vendim i partisë, të gjithë jemi unik”, përfundoi ajo.



