
Deputetja e LV-së: Egoja e opozitës është më e lartë sesa interesi i Kosovës
25 qershor 2025
| 11:46
Për dështimin e seancës së 37 të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka folur edhe deputetja e Jeta Statovci nga VV-ja ka folur para mediave.
Sipas saj, mungesa e pjesëmarrjes në procesin e votimit po e zgjatë krizën institucionale dhe po e dëmton interesin shtetëror.
“Egoja e opozitës është më e lartë sesa interesi i Kosovës dhe konstituimi i Kuvendit. Përmes një strategjie sabotuese dhe bllokuese, nuk kemi pjesëmarrje në procesin e votimit. Ne kemi qenë vazhdimisht thirrës në seancë që të kemi pjesëmarrje në votim – qoftë me votë për, kundër apo edhe me abstenim”, ka thënë Statovci.