Deputetja e LV-së: Gjenerata e vjetër po dëshiron ta vonojë ndryshimin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, e cila është deputetja më e re në legjislaturën e shtatë, ka vlerësuar se gjenerata e re në Kosovë ka nevojë për ndryshim të shpejt.
Në profilin e saj në “Instagram” ajo ka postuar një “story”, ku ka shkruar se gjenerata e vjetër po dëshiron ta vonojë këtë ndryshim. “Gjenerata e re kemi nevojë sa më shpejtë për ndryshim, gjenerata e vjetër po don me e vonu ndryshimin sa të mundet. Me e vonu munden edhe pak, e me e ndalë jo”, ka shkruar Ujkani.

Ajo nuk ka treguar se kush është gjenerata e vjetër, por që nga zgjedhjet e 6 tetorit LV-ja dhe LDK-ja janë duke diskutuar për arritjen e një marrëveshje.
Pas takimit që liderët e këtyre partive politike kanë mbajtur dje, është thënë se ka lëvizje të reja drejt arritjes se marrëveshjes për bashkëqeverisje.



