Deputetja e LV-së i shkruan Idrizit të PDK-së që u bë kryetar i Vushtrrisë: Urime fitorja, dajo

22 nëntor 2021 | 12:08

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, e ka uruar Ferit Idrizin e PDK-së, i cili është zgjedhur kryetar i Vushtrrisë.

Vasfije Krasniqi-Goodman përmes një komenti në “Facebook” e ka uruar Idrizin duke e quajtur “dajo”.

“Urime fitorja dajo”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

Ndërsa Idrizi ka falënderuar deputeten e Vetëvendosjes, të cilën ka thënë se  e ka mbesë.

“Faleminderit shumë për urimin mbesa ime, deputete e nderuar Vasfije. Shëndet dhe mirësi në familje”, ka replikuar Idrizi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian është parë në një festë me miq në…