
Deputetja e Nismës, Arbëresha Krasniqi: Dimal Basha nuk mund ta shpëtojë veten me një kërkim falje
01 shtator 2025
| 23:14
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Arbëresha Krasniqi, ka reaguar ndaj kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, pas debatit të fundit politik.
Në një deklaratë publike, Krasniqi ka theksuar se një kërkim falje nga ana e Bashës nuk mjafton dhe nuk mund të fshijë dëmin e shkaktuar ndaj institucioneve të vendit.
“Dimal Basha nuk mund ta shpëtojë veten me një kërkim falje kësisoj. Dëmi ndaj Republikës së Kosovës është i thellë dhe nuk fshihet me fjalë. Dorëheqja bashkë me kërkim falje është e vetmja rrugë e ndershme.
Mjaft me arsyetime, përgjegjësia nuk negociohet”, ka deklaruar Krasniqi.