
Deputetja e PDK-së: 700 punëtorë të RTK-së pa paga, ky abuzim duhet të marrë fund
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë thirrje që “të marrë fund abuzimi me pagat e gazetarëve të RTK-së”.
Në këtë kontekst, ajo ka akuzuar qeverinë se është duke e përdorur buxhetin si mjet presioni politik.
“Gjysma e gushtit ka kaluar, por 700 punëtorë të RTK-së dhe familjet e tyre ende nuk e kanë marrë pagën e korrikut. 700 familje që presin të mbulojnë faturat, ushqimin dhe nevojat e përditshme – të bllokuara nga vendime politike. Ndërsa gazetarët dhe punonjësit punojnë çdo ditë për t’i informuar qytetarët, qeveria përdor buxhetin si mjet presioni politik, duke ndarë miliona për projekte të dyshimta jashtë Ligjit për buxhet. Ky është sulm i hapur ndaj lirisë së medias dhe tentativë për ta nënshtruar RTK-në politikisht. Ky abuzim duhet të marrë fund tani”, shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.