Deputetja e PDK-së i përgjigjet Kurtit pas deklaratave në RTK

21 maj 2025 | 11:21

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti duhet të reflektojë dhe t’i hapë rrugë formimit të institucioneve, “para se të flasë për PDK-në”.

Deklarata e Deliu-Kodrës vjen si përgjigje ndaj komenteve të Kurtit në një intervistë të dhënë për RTK të martën, në të cilën tha se PDK-ja duhet të qëndrojë në opozitë.

Deliu-Kodra e ka quajtur për keqardhje paraqitjen e mbrëmshme të Kurtit.

“Unë nuk do t’i komentoj deklaratat e kryeministrit. Është për keqardhje që kryeministri pas një kohe të gjatë të dal në një intervistë. Nuk do t’i komentoj deklaratat e tij, sepse në fund përgjegjësia për t’i hapur rrugë perspektivës dhe zhvillimit të Kosovës bie mbi subjektin që ka fituar numrin më të madh të mandatave”.

“Para se të flasë për PDK-në, z. Kurti duhet që të reflektojë e t’i hapë rrugë bllokadës tre mujore në të cilën ka hyrë Kosova”, ka thënë Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…