Deputetja e PDK-së i reagon ministres Haxhiu: Keni thënë nuk do ta bëjmë Asociacionin, por po e bëni

29 prill 2024 | 12:10

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se pas pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do t’i hapet rrugë për padi për gjenocid ndaj Serbisë.

Deliu-Kodra e ka quajtur manipulim me qytetarët.

“Tani, janë dy arsye pse Ministrja Haxhiu bënë këso lojëra fjalësh: E para, për të larguar vëmendjen nga themelimi i Asociacionit – që po bëhen gati ta bëjnë. Dhe, e dyta por jo më pak e rëndësishme, për të ‘realizuar’ gjoja një premtim elektoral, sikur ai për padinë për gjenocid ndaj Serbisë”, ka shkruar në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Ministrja Haxhiu edhe një herë paska provuar t’i manipuloj qytetarët. Po thotë se pas pranimit në Këshill të Evropës, Kosovës i hapet rrugë për padi për gjenocid ndaj Serbisë. Kjo, fatkeqësisht, nuk është e vërtetë. Vetëm një shtet anëtar i OKB-së mund të bëjë një padi të tillë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Tani, janë dy arsye pse Ministrja Haxhiu bënë këso lojëra fjalësh: E para, për të larguar vëmendjen nga themelimi i Asociacionit – që po bëhen gati ta bëjnë. Dhe, e dyta por jo më pak e rëndësishme, për të “realizuar” gjoja një premtim elektoral, sikur ai për padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Keni thënë nuk do ta bëjmë Asociacionin – po e bëni. Keni thënë do të bëjmë padi për gjenocid ndaj Serbisë – nuk po e bëni. Këta jeni ju!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Largimi i Gresa Pallaskës nga seriali “Çka ka shpija” bëri…