Deputetja e PDK-së ia largon flamurin kombëtar Kurtit gjatë fjalimit në Kuvend

03 prill 2026 | 18:19

Deputetja e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu gjatë fjalës së kryeministrit Kurti ia ka larguar atij flamurin kombëtar nga foltorja e Kuvendit.

Salihu u afrua te kryeministri Kurti derisa ky i fundit po fliste për ndikimin ekonomik të rritjes së çmimeve dhe masat e Qeverisë së tij. Salihu në shenjë proteste largoi flamurin kombëtar.

Kujtojmë se sot në Kuvendin e Kosovës po diskutohet mbi pasojat ekonomike të rritjes së çmimit të naftës në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka ndërprerë fjalën kryeministrit…