Deputetja e PDK-së: Kjo qeveri nuk e ka as më të voglën ndjeshmëri njerëzore ndaj qytetarëve

14 maj 2021 | 10:12

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar për radhët e gjata të qytetarëve për të marrë vaksinën kundër Covidit.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se pamjet e turmave të të moshuarve në pritje deri në dy ore për të marrë vaksinën, me zero distancë, tollovitë e shkaktuara nga mungesa e organizimit deri në ndërhyrje të policisë shpërfaqin paaftësinë totale të kësaj Qeverie jo vetëm për të siguruar vaksinën por edhe për të organizuar procesin e vaksinimit.

“Kjo Qeveri nuk e ka as më të voglën ndjeshmëri njerëzore ndaj qytetarëve dhe dështimi për të menaxhuar me vaksinat e pranura donacioni nga Covax dhe BE flet hapur për trajtimin që kjo qeveri ka ndaj qytetarëve të saj. Fotot në vazhdim shpërfaqin menaxhimin e procesit të vaksinimit në Kosovë dhe Shqipëri”, ka shkruar Deliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj mban sot…